Në Istog janë mbajtur dëgjimet publike për Kornizën Afatmesme Buxhetore
IstogPostuar: 10:24 / 16.06.2023
Komuna e Istogut ka vazhduar me mbajtjen e dëgjimeve për planifikimin e buxhetit për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024 – 2026.
Kryetari i Komunës Ilir Ferati, tha se qëllimi i këtyre dëgjimeve është që qytetarët të paraqesin nevojat dhe prioritetet e investimeve në secilin lokalitet, me qëllim që në planifikimet buxhetore të hyjnë projektet që janë me interes të tyre.
Në këtë takim qytetarët kontribuuan me propozime konkrete të projekteve, që do të përfshihen në projeksionet fillestare të investimeve kapitale në Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024/26.
Takimi i radhës vazhdon nesër me banorët e Istogut (Istog i poshtëm, Dubravë, Synajë, Mojstir, Muzhevinë, Lluga-Llukafc, Cerrcë dhe Lubozhdë).
Ju mirëpresim !