Në Istog ka filluar Fushata Vetëdijesuese kundër Trafikimit me Njerëz
IstogPostuar: 14:33 / 18.10.2023
“Fushata Vetëdijesuese kundër Trafikimit me Njerëz” është mbajtur me nxënësit e klasave të VIII në FSHMU “Trepça” në Banjë.
Qëllimi i fushatës është parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore, si një nga format me të rënda të shkeljes së të drejtave të njeriut, ngritja e vetëdijes së popullatës së gjerë për rolin dhe rëndësinë e identifikimit të hershëm të viktimave potenciale të trafikimit, faktorët dhe pasojat e trafikimit, si dhe vetëdijesimi për raportimin e rasteve të trafikimit tek institucionet përgjegjëse.