Në Istog mbahet dëgjim publik me OJQ-të, shoqërinë civile, gratë, vajzat dhe klubet sportive
IstogPostuar: 14:53 / 11.09.2023
Në këtë dëgjim publik Zyrtari Kryesor Financiar, Osman Sadikaj prezantoi dhe sqaroi para pjesëmarrësve, se si do të projektohet buxheti për vitin 2024-2026 në Komunën e Istogut. Ai u tregua i gatshëm që të bashkëpunoj dhe implementojë kërkesat që i parashtruan të pranishmit në këtë dëgjim publik.
Qytetarët e pranishëm patën mundësi që ti shtojnë kërkesat e tyre, si dhe të marrin përgjigje lidhur me pyetjet që ata parashtruan , ku dhanë edhe vërejtjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me projektet kapitale.