Në Istog mbahet takimi për Planin e Punës për Ekipin Komunal për të Drejtat e Fëmijës
IstogPostuar: 11:40 / 04.10.2023
Ky Plan i cili është i udhëhequr nga parimet themelore të të drejtave të fëmijëve të cilat janë të gdhendura në Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës ka për qëllim realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për një jetë dhe mirëqenie më të mirë për fëmijët e komunës tonë.
Anëtarët e Ekipit për të Drejtat e Fëmijës, falënderuan Naser Lajqi nga organizata Syri i Vizionit për përkrahje profesionale, i cili në cilësinë e ekspertit ndihmoj Ekipin për të Drejtat e Fëmijës në hartimin e këtij Plani.