Në Istog përfundon fushata kundër sëmundjes së kancerit të gjirit
IstogPostuar: 10:10 / 30.10.2023
Qëllimi i fushatave ishte ndërgjegjësimi i grave për parandalimin, trajtimin dhe kujdesin që duhet treguar për këtë sëmundje.
Takimet u mbajtën në tri lokacione: SHFMU “Trepca” në Banjë, SHFMU “Ismail Qemaili” në Saradran dhe SHFMU ‘’Martin Camaj” paralelja e ndarë në Serbobran.
Pjesëmarrëse në këto takime ishin mbi njëqind gra të moshave të ndryshme edhe nga radhët e komuniteteve. Gratë u inkurajuan që bëjnë kontrolle të vazhdueshme pasi që zbulimi i hershëm është mbijetesë.