Në Istog shënohet 12 Qershori “Dita Ndërkombëtare kundër Punës së Rëndë të Fëmijëve”

IstogPostuar: 16:14 / 12.06.2023

Tryeza është organizuar dhe udhëhequr nga zyrtarja për Mbrojtje të Fëmijëve dhe Riintegrim Vlora Gjoci, e cila kishte si qëllim diskutimin dhe njoftimin për format e lejuara dhe jo të lejuara të punës së fëmijëve, format më të rënda të punës, shkaqet dhe pasojat, menaxhimi dhe raportimi i rasteve të fëmijëve  të përfshirë në punët e rënda tek institucionet përgjegjëse për të adresuar mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë në punë të rënda të cilët u ekspozohen një sërë rreziqesh për jetën, shëndetin dhe format të ndryshme të shkeljes së të drejtave të fëmijës: neglizhimin, abuzimin fizik dhe psikologjik, mungesën e qasjes në arsim dhe rrezikut të abuzimit seksual dhe trafikimit.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin: Nënkryetari i komuniteteve, drejtorë të drejtorive, koordinatorë të shkollave, zyrtarë komunal nga arsimi dhe Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete, zyrtarë nga Qendra për Punë Sociale, përfaqësues nga OJQ, zyrtarë nga policia, asamblistë dhe prindër.

Në fund të kësaj tryezë u kërkua nga të gjithë të pranishmit që të punojnë sa me shumë për të mbrojtur interesin më të mirë të fëmijës  dhe të marrin masat e nevojshme për zbatim të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës që të përmirësojmë gjendjen e fëmijëve që janë të përfshirë në punët e rënda.