Nënshkruhet Marrëveshja për Rehabilitimin e Rezervuarit të Banjës së Istogut

IstogPostuar: 13:34 / 18.08.2023

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU 'Hidrodrini' ing. Dri Cena ka pritur sot në takim Kryetarin e komunës së Istogut, Ilir Ferati.

Me këtë rast është jetësuar edhe zyrtarisht nga palët, Marrëveshja e dakorduar për funksionalizimin e rezervuarit të Banjës, bashkëfinancim i KRU 'Hidrodrini' dhe Komunës së Istogut.

Investimi do ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e sasisë së furnizimit.

Janë diskutuar edhe çështje tjera me rëndësi, e ndër to është vlerësuar edhe hapja e pikës së re për pagesa të faturave të ujit, në Gurrakoc, si shërbim më pranë konsumatorëve të kësaj ane i cili veçse ka dhënë rezultatet e para.