Nënshkruhet marrëveshje mirëkuptimi në mes të Komunës së Istogut dhe Shoqatës Humanitare “KIF Liria”
IstogPostuar: 16:18 / 25.07.2023
Ky projekt do të realizohet me qëllim të krijimit të kushteve të nevojshme për zhvillimin e kulturave të ndryshme bujqësore sidomos në shërbim të blegtorëve dhe zhvillimit të turizmit në bjeshkët e Istogut.
“Kjo është nevojë e domosdoshme për bujqit dhe turistët të cilëve po u krijojmë kushte elementare për zhvillimin e aktiviteteve të tyre.” tha ndër të tjera Kryetari Ferati.
Hapja e dy puseve do bëhet në vendet ku ka probleme me ujë, përkatësisht në pjesët ku bujqit dëshirojnë që ta zhvillojnë prodhimtarinë bujqësore dhe turistët aktivitetet e tyre.