Njësia e Zjarrfikësve në Istog përfiton donacion nga KFOR-i
Pajisjet të cilat janë dhuruar nga KFOR-i për Brigadën e Zjarrfikësve janë: Pajisje për aksidente në komunikacionin rrugor dhe pajisje për kërkim-shpëtim në zona urbane.
Nënkryetari Nimanaj i falënderoi KFOR-in në radhë të parë për kontributin e tyre në ruajtjen e sigurisë në vend, si dhe për donacionin në pajisje për zjarrfikësit, që do të ndihmojë në efikasitetin e punës së tyre në teren.
Komandanti e Komandës Rajonale të KFOR-it-Perëndim, koloneli Gabriele Vacca tha se ky donacion vjen si mbështetje nga ana e KFOR-it për Brigadën e Zjarrfikësve duke i ditur nevojat e shumta që ka kjo brigadë dhe ky vjen falë bashkëpunimit të mirë që ka KFOR-i me institucionet lokale në Istog.
Ndërkaq Komandanti i NJPZSH-së në Istog, Sadik Kovačević tha se ky donacion ka për qellim rritjen dhe modernizimin e kapaciteteve teknike që kjo njësi të jetë sa më e kompletuar për siç tha ai që ti dalin në ndihmë qytetarëve në raste të ndryshme.