Përurohet projekti “Furnizimi me mjete konkretizimi/ Laboratore shkencore për shkollën “Trepça” në Banjë
IstogPostuar: 12:44 / 29.09.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Ferati:
Në ditën kombëtare të Boshnjakëve, përuruam projektin “Furnizimi me mjete konkretizimi/ Laboratore shkencore për shkollën “Trepça” në Banjë.
Ky projekt është bashkëfinancim në mes të Komunës së Istogut dhe Bashkimit Evropian nën programin e EU-CSP IV dhe implementohet nga lOM Kosova.
Projekti përfshinë pajisje si: Teleskop me kamerë, Mikroskop me kamerë, si dhe pajisje për kabinetin e Biologjisë, Fizikës, Kimisë, Gjeografisë, Historisë dhe Matematikës.