Shënohet 28 Nëntori në Komunën e Istogut
IstogPostuar: 19:41 / 28.11.2023
Aktivitetet Kuq e Zi filluan me 24 nëntor me Ekspozitën e hapur në Muzeun e qytetit, për të vazhduar me 27 nëntor me Promovimin i librit “Zëra frymëzues të fëmijëve krijues”, pikturojmë së bashku” aktivitete me Qendrën Rinore në hollin e Shtëpisë së Kulturës “Adem Jashari në Istog dhe Ecje deri në View Point : Ngritja e Flamurit.
Ndërsa sot me 28 Nëntor dita filloj me Homazhe tek Lapidari i Dëshmorëve në Istog dhe Memoriali "Ibrahim Rugova".
Në rrjedhën e aktiviteteve ishte edhe vizita tek Kompleksi Memorial ‘’Adem Jashari” në Prekaz.
Kjo ditë e madhe festive u përmbyllë me koncertin festiv, në Shtëpinë e Kulturës "Adem Jashari" në Istog.
Urime të gjithëve!