Shpërndahen kuponë bujqësor për 122 fermerë të Komunës së Istogut
Njoftimi i plotë i kryetarit Ferati:
122 fermerë nga një kupon me nga 300€
Falë bashkëpunimit tonë me Organizatën për Ushqim dhe Bujqësi (Food and Agriculture Organization – FAO), financuar nga Qeveria e Zvicrës, të cilët kanë shprehur gatishmërinë, që përmes fondeve që i kanë siguruar (FAO), t’i ndihmojë me kuponë në vlerë 300 euro, fermerët e prekur nga vërshimet e muajit janar të këtij viti.
Fermerët tanë kuponët do të mund t’i shfrytëzojnë për të blerë mallra bujqësore si pajisje, plehra, farëra dhe material fidanor, vegla, pjesë këmbimi për riparimin e makinerive të dëmtuara dhe sende të tjera të nevojshme për ta.
Një ndihmesë simbolike por e nevojshme për fermerët tanë!
Faleminderit, Food and Agriculture Organization of the United Nations (FAO)
I juaji,
Iliri