Sqaron komuna e Istogut në emërimin e zv.kryesuesit për komunitete
Në sqarimin e komunës thuhet se zgjedhja zv.kryesuesit të kuvendit nuk është kompetencë e kryetarit të komunës por i Kuvendit të Komunës, shkruan InfoKomuna.
Sqarimi i plotë i komunës:
"Bazuar në artikullin, me titull “ Haki Rugova po akuzohet për shkelje të ligjit në emërimin e këtij zyrtari” të datës 24.02.2018 të publikuar në portalin Indeksonline ku flitet për emërimin e zëvendës kryesuesit të kuvendit komunal për komunitete për hir të njoftimit të opinionit sqarojmë se:
Zgjedhja e zëvendës kryesuesit të kuvendit komunal për komunitete e cila ishte pikë e rendit të ditës në mbledhjen e kuvendit me datë 02.02.2018 dhe që zgjedhja e tij parashihet me nenin 54 të Ligjit nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, ju njoftojmë sa i përket kësaj pike të rendit të ditës, kjo pikë nuk është hedhur në votim pasi që kryesuesi i kuvendit të komunës ka kërkuar nga MAPL për informata shtesë lidhur me ligjshmërinë e zgjedhjes së zëvendës kryesuesit nga radhët e komunitetet por ende nuk ka informata nga MAPL lidhur me këtë kërkesë dhe si e tillë kjo pikë e rendit të ditës nuk është miratuar.
Zgjedhja zëvendës kryesuesit të kuvendit nuk është kompetencë e kryetarit të komunës por i Kuvendit të komunës i cili emëron në pajtim me nenin 54 të Ligjit nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale.
Pra kryetari i nuk ka bërë asnjë shkelje të ligjit për emërim të zëvendës kryesuesit dhe se një vendim i tillë për emërimin e zëvendës kryesuesi nuk është marrë nga kuvendi komunal". /InfoKomuna/