Themelohet Asambleja Komunale e Fëmijëve në Istog
Asambleja Komunale e Fëmijëve në Istog me përfaqësues të të gjitha shkollave fillore të mesme të ulëta ka si qëllim mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Komunë e Istogut, pjesëmarrjen aktive në zhvillimin dhe realizimin e veprimeve në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, sportit, punës humanitare dhe aktiviteteve të tjera me interes për fëmijët dhe komunitetin, zhvillimin e bashkëpunimit me Këshillat Drejtues të Shkollave, Këshillat e Prindërve, Këshillat e Nxënësve dhe Komunitetin Lokal si dhe krijimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit me mekanizmat, dhe organizatat tjera për ngritjen e vetëdijes për të drejtat e fëmijës, përgjegjësitë dhe gjithë përfshirja e interesave të fëmijëve/nxënësve.
Me votim të hapur dhe më shumicë votash fëmijët - nxënësit kanë zgjedhur:
Adisa Ibrahimaj, SHFMU “Bajram Curri” - Kryetare e Asamblesë Komunale të Fëmijëve
Ledri Berisha, SHFMU “Ismail Qemali” - Nënkryetari i Parë
Amin Lukovic, SHFMU “Trepça” - Nënkryetari i dytë nga Komunitetet
Erblina Brahimaj, SHFMU “Ndre Mjeda” - Sekretare
Rinesa Osmanaj, SHFMU “ Zymer Zeka“- Arkatare
Kryesia e Asamblesë Komunale e Fëmijëve të porsazgjedhur në Istog u zotuan së do të jenë aktiv dhe zëri i fuqishëm i të gjithë fëmijëve/nxënësve për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe diskutimin për të gjitha sfidat e vështirësitë që i preokupojnë.