Tri shkolla të komunës së Istogut përfituese të donacionit nga KFOR-i Italian

IstogPostuar: 17:43 / 19.10.2023

Komandanti i Komandës Regjionale –Perëndim të KFOR-it (RC-W) Kol. Gabriel Vacca, ka bërë sot dorëzimin e donacionit prej 15 lloptopëve, 3 fotokopjeve, 3 tabelave smart dhe 3 projektorëve për tri shkolla.

Me këtë rast në emër të Kryetarit të Komunës Ilir Ferati të pranishmit i përshëndeti drejtori i drejtorisë për Arsim Naim Behlulaj, ku falënderoi kolonelin Vacca për donacionin e dhuruar dhe theksoi se KFOR-i italian në vazhdimësi ka ndihmuar komunën e Istogut në nevojat e saj.