U mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Istogut
Në mbledhje kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës Ilir Ferati, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.
Në mbledhjen e sotme kuvendi shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i raportit financiar për tre mujorin e dytë të vitit fiskal 2023;
3. Njoftimi me raportin e punës së Kryetarit të Komunës për 6 mujorin e parë të vitit 2023;
4. Shqyrtimi i raportit të Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2022 dhe planit të Veprimit për Eliminimin e të metave të rekomanduara nga AP;
5. Shqyrtimi i Raportit të punës së NPL “ Ambienti “ për 6 mujorin e parë të vitit 2023;6. Pyetje nga anëtaret e Kuvendit.
Pikë shtesë e rendit të ditës ishte edhe Shpallja në diskutim publik për plotësim-ndryshim të Rregullores për Transparencë Komunale.
Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.