U mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Istogut
IstogPostuar: 14:37 / 31.08.2023
Në mbledhje kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës Ilir Ferati, drejtorë të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.
Në mbledhjen e sotme kuvendi shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i raportit vjetor të DKA-së për vitin shkollor 2022-2023;
3. Formimi i komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve nëpër shkolla, K. Istog;
Ndërsa pika 4. Falja e borxhit të tatimit në pronë deri në shumën prej 100 euro, sipas Lgjit Nr. 08/L-225 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-006 për Tatimin në pronën e paluajtshme, u shtye për seancën tjetër.
Të gjitha pikat tjera të rendit të ditës u miratuan nga anëtarët e kuvendit.