Urimi i Kryetarit Ferati për festën e Kurban Bajramit

IstogPostuar: 01:39 / 28.06.2023

Urimi i plotë i kryetarit Ferati:

Të dashur qytetarë të besimit Islam, motra dhe vëllezër, më lejoni që në emrin tim personal dhe të Komunës së Istogut, përmes këtij urimi t’ju shpreh dëshirat më të mira për shëndet, paqe, mirësi e begati për ju dhe familjet tuaja.

Kurban-Bajrami vjen pasi besimtarët kryejnë Haxhin, një ndër obligimet fetare të myslimanëve andaj ju uroj të gjithë haxhilerëve që Zoti t’ua pranojë Haxhin dhe t’i shpërblejë me të mirat e Tij.

Në këtë festë, e cila ka vlerën e sakrificës,  devotshmërisë, drejtësisë e barazisë, uroj që tek ju të mbretërojë mirëqenia dhe paqa mbarënjerëzore.

ME FAT KURBAN – BAJRAMI!