Sot, 24 vite nga Çlirimi i Junikut
Shkrimi i plotë nga Komuna e Junikut:
Sikurse në të gjitha etapat e historisë sonë, edhe në luftën e fundit për çlirim, Juniku ka dhënë kontribut të çmuar duke u gdhendur në faqet me të lavdishme të historisë sonë kombëtare.
Sot, kur po kremtojmë 24-vjetorin e çlirimit të qytetit tonë, me respekt kujtojmë dhe nderojmë gjithë ata burra e gra, djem e vajza, që me shumë së dy dekada me parë i janë përgjigjur kushtrimit të lirisë pa kursyer asgjë prej tyre.
Çlirimi i vendit tonë, nuk do të ishte i mundur pa kontributin dhe angazhimet e shumta të arkitektit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, i cili me punën dhe angazhimin e tij gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, bëri të mundur që bota demokratike të flas më një gjuhë të përbashkët karshi dhunës sistematike të shtetit serb.
Pa dashur që të veçojmë me emra ata që ranë në altarin e lirisë, me lejoni të them se liria dhe shtetësia e jonë, kanë bazament të fuqishëm, ngase aty skalitet gjaku i shumë shqiptarëve, të rëne në fushën e nderit.
Liria dhe pavarësia e Kosovës, bartin emrin dhe kontributin e gjithsecilit nga ne, bartin emrin dhe kontributin edhe të gjithë miqve tonë, vendeve demokratike, në kryer me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, për çka ne sot ju themi një faleminderit të madhe.
Urime dita e çlirimit
Lavdi dëshmorëve të kombit