9 fakte për Junikun [Foto]
Juniku ka qenë Zona Neutrale, që u krijua pas 9 nëntorit 1921, sipas një vendimi të fuqive të mëdha. Ajo ishte një zonë e lirë që fillonte nga Qafa e Morinës e vazhdonte deri në grykën e Deçanit, dhe quhej Zona Neutrale e Junikut.
Shote Galica, për nje kohë ka jetuar në Junik, ajo më 1922-1923 luftoi për mbrojtjen e Zonës Neutrale të Junikut, e cila shërbente si bazë për kryengritjen e Kosovës e të Malësisë Kulla e Isufajve është kullë tipike dukagjinase, e ndërtuar në shekullin e XIX dhe në të kanë kaluar tri gjenerata. Që nga viti 2011 nuk është më vetëm e familjes Isufaj, sepse ajo është shndërruar në Qendra Rajonale e Turizmit në Dukagjin, me çrast është bërë pikë referimi për të gjithë vizitorët e këtij rajoni. Projekti ka kushtuar rreth gjysmë milioni, ku është përfshirë edhe restaurimi i dy kullave.
Juniku ka fabrikë të lëngjeve 100% Natyrale. Fabrika UNIQUE është njëra prej fabrikave të vetme me prodhime të lëngjeve natyrale 100%, të pa konservuar, dhe pa ujë, si me lëngun e Molles , Boronices, Rrushit, Dhredhzës, Dardhes.
Junik njihet për bukurit natyrore, ku gjatë stinës se pranverës zhvillohen aktiviteteve të ndryshme. Gjatë kësaj kesaj kohe mund të shijoni tregun tradicional të artizanëve, lojërat tradicionale të fëmijëve, performancën e ansamblit lokal Baba mixhë, dëgjoni rrëfimet e vjetra, shijojeni ushqimin tradicional, dhe bëni çiklizëm rural.
Objekte të ngjashme që paraqesin teknikat e avancuara të përdorura nga zejtarët lokalë në shekujt 18 e 19 mund ti gjeni edhe në Kullën tre-katërshe të Ramë Zyberit në Junik. Kjo kullë shërbeu për nevojat e familjes Krasniqi [të Ramë Zyberit], e tani është transformuar në restoran dhe han që përdoret nga turistët.
Juniku ka Biblioteka e vetë, të quajtur Biblioteka Din Mehmeti, por e veçanta e kësaj është, se kjo biblioteka gjendet ne kullë e cila është e ndërtuar në vitin 1790. Në këtë biblotek ka tituj të ndryshëm të librave ku mund ti huazoni për ti lexuar.
Gjeravica me 2.656 m lartësi mbidetare është maja më e lartë në Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna)në pjesën e Kosovës, saktësisht gjendet në rajonin e Junikut.
Bjeshket e Junikut janë një atraksion që kanë terhjekur një numër të madh të turistëve si gjatë stines së Verës edhe gjatë gjithë vitit, ku organizohen kampe të ndryshme dhe ngjitje në keto bjeshkë. Gjithashtu Juniku ka Shoqatën Bjeshkatare Rrasa e Zogut e cila organizon ngjitje në Gjeravic dhe bjeshkët e Junikut. /gazetametro.net