Është mbajtur mbledhja e katërt e Kuvendit Komunal , KPF dhe mbledhja e KKSB në Komunën e Junikut
Pikat e përcaktuar për këtë seancë ishin:
1.Informatë mbi Raportin periodik financiarë për Buxhetin dhe shpenzimet për periudhën Janar- Mars 2023;
2.Rishqyrtimi dhe miratimi i Projekt – Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale për vitin 2023 sipas rekomandimeve të Ministrisë;
3.Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt – Rregullores Edukativo – Arsimore ( leximi i dytë);
4.Informatë mbi zhvillimin e sektorit të turizmit dimëror në Komunën e Junikut, interesimi i bletarëve, bujqve dhe fermerëve për të aplikuar për Subvencione, punimi i kanaleve të ujitjes së tokës bujqësore për këtë vit (rrjeti nga është paraparë të shtrihet – nderimi i kanaleve te reja );
Pikat që u diskutuan në këtë takim pothuajse kaluan të gjitha me shumicë të votave ato që ishin për votim.
Gjithashtu edhe një pikë shtesë ishte kërkesa e kryetarit të komunës për nismën e binjakëzimit te komunës se Junikut me tri komuna nga shteti Kanadez , Calgary, Halifax, The City of Niagara Fall.
Gjithashtu është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi e cila është udhëhequr nga Nënkryetari i Komunës, Besart Tofaj.
Në këtë mbledhje janë diskutuar disa pika kryesisht rreth gjendjes së sigurisë në Komunën e Junikut, pastaj rreth vijueshmërisë së nxënësve në Komunën e Junikut, siguria dhe kontrolli i produkteve ushqimore dhe kamerat e qytetit.