Është përuruar parku i lodrave për fëmijë pranë lumit Erenik
JunikPostuar: 00:22 / 24.10.2023
Kryetari i komunës, zoti Ruzhdi Shehu, ka shprehur falënderimin e tij për KFOR-in Italian për bashkëpunimin në krijimin e kushteve më të mira për fëmijët e komunës së Junikut dhe përtej saj.
Ndërkaq, drejtori i shërbimeve publike, Demokrat Ganijaj, ka falënderuar KFOR-in Italian për gatishmërinë e tyre në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për fëmijët e Junikut.
Kolonel Gabriele VACCA ka vlerësuar lart iniciativën e komunës së Junikut për ndërtimin e këtij parku, duke theksuar se KFOR-i do të vazhdojë të jetë në përkrahje të iniciativave që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve.