Filluan punimet në hapjen dhe trasimin e rrugës Jasiq - Gjocaj - Livadhi i Madh
Kryetari i Komunës z. Agron Kuçi falënderoj ministrin Lekaj per përkrahjen në fillimin e punimeve ne këtë projekt duke kërkuar nga aji sa me shpejt kjo rruge te asfaltohet.
Ministri Lekaj u zotua se në bashkëpunim me Kryetarin e Komunës se Junikut z.Agron Kuçi, qysh në fillim të viti të ardhshëm kjo rruge do të filloj të asfaltohet, pra segmentit Junik – Jasiq – Gjocaj – Livadhi i madh.
Ministri Lekaj u zotua se ky është vetëm fillimi sa i përket investimeve në këtë komune por edhe në tërë territorin e Kosovës. Duke siguruar që të gjitha rrugët që kanë rëndësi të zhvillimit ekonomik dhe turizmit do të hapen, trasohen dhe do të asfaltohen duke theksuar në veçanti rrugën Junik – Gjeravic si një pasuri kombëtare në të cilën sot veç filluan punimet e para.
/InfoKomuna/