Filluan punimet në Zyrën Informuese të Turizmit në Junik
Kjo zyre do të ofrojë informacion dhe shërbime të lehta për turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë këtë zonë të pasur me bukuri natyrore, është një hap i rëndësishëm drejtë përmirësimit të sektorit të turizmit në Junik.
Komuna e Junikut është e njohur për majën e Gjeravicës, liqejt e saj të mrekullueshëm, dhe kanionin e bukur. Për më tepër, Juniku është një vend i pasur me kulla të lashta autoktone, të cilat janë mishërim i historisë dhe kulturës së këtij rajoni.
Ndërtimi i Zyrës Informuese të Turizmit është një hapi i rëndësishëm për të promovuar dhe zhvilluar potencialin turistik të Junikut, duke ofruar një përvojë më të lehtë dhe më të informatë për të gjithë ata që vendosin të eksplorojnë këtë bukuri natyrore dhe kulturore të veçantë.
https://youtu.be/QMWtjO3alJ4?si=7IEt2z2F7N-sJr3x