Juniku e Deçani në "sherr" për kufirin mes tyre [Video]
Kundër janë shprehur edhe banorët e regjionit të Vokshit në po këtë komunë, raporton KTV.
Sipas banorëve të kësaj ane, shumë territor i fshatrave të tyre që i ka takuar gjithmonë Deçanit që nga 2008-a, ka kaluar nën administrim të komunës së Junikut.
Ata po kërkojnë që bjeshkët të kthehen në pronësi të Deçanit, siç kanë qenë më parë.
Sipas drejtorit të Administratës në Deçan, Bashkim Ramosaj, Ministria e Administrimit Lokal nuk i ka pyetur fare, kur është caktuar kufiri administrativ ndërmjet këtyre dy komunave.
Zyrtarët e Komunës së Junikut mohojnë të kenë pasur ndonjë ankesë nga Deçani.
Në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal thonë se përcaktimi i kufirit administrativ ndërmjet këtyre dy komunave është bërë me ligj dhe pas një procesi të konsultimit paraprak me komunën e Deçanit.