Juniku, në hall me ueb faqen zyrtare
JunikPostuar: 17:06 / 14.12.2015
Komuna e Junikut, ka publikuar një shkresë ku kërkon nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal që të ndërmerren veprime për ta bërë funksionale ueb faqen zyrtare.
Në këtë shkresë, kërkohet që tu ipet qasje në administrim të plotë, ose të ndërrohet CMS-ja, në një më funksionale.
Kjo shkresë u dërgohet edhe donatorëve dhe monitoruesve, në mënyrë që të informohen se Komuna e Junikut po bënë përpjekje ti bëjë publike informatat e kërkuara me ligj dhe jo vetëm por që po ju pamundësohet nga sistemi i menaxhimit të ueb faqes.
Për procesimin e të dhënave dhe dizajnimin e ueb faqeve ka ankesa dhe nga komunat tjera.