Kanë filluar punimet në kanalet e ujitjes në të gjithë territorin e komunës së Junikut

JunikPostuar: 00:57 / 30.07.2023

Ky projekt është një iniciativë e kryetarit të Komunës së Junikut Ruzhdi Shehu, dhe e mbështetur nga e Ministri të Bujqësisë, Faton Peci.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është të përmirësojë infrastrukturën e kanaleve të ujitjes në zonën e Junikut, duke rritur kapacitetin e furnizimit me ujë për tokat bujqësore.

Një furnizim i qëndrueshëm me ujë është një faktor kritik për rritjen e produktivitetit të bujqësisë dhe rritjen e nivelit të prodhimit bujqësor. Ky projekt do të sigurojë që fermerët e Komunës së Junikut të kenë qasje të mjaftueshme në burimin më të çmuar për kultivimin e tokave të tyre, duke përmirësuar prodhimtarinë në fermat e tyre.

Me punën dhe bashkëpunimin e përbashkët të autoriteteve lokale dhe qeverisë qendrore, ky projekt do të ndryshojë zhvillimin bujqësor të kësaj zone dhe të forcojë ekonominë vendore në mënyrë të qëndrueshme.