KFOR-i Italian ndihmon me pajisje zjarrfikësit e Junikut

JunikPostuar: 20:03 / 16.01.2024

Kjo është një ndihmë e vazhdueshme e KFOR-it italian e bërë në komunën e Junikut ne veçanti shërbimit të zjarrfikësve.

Donacionin e dorëzoj komandanti regjional perëndim, kolonel Daniele Vaka, i cili edhe përfundoj mandatin e tij.

Kryetari i komunës, Ruzhdi Shehu me bashkëpunëtor falënderuan KFOR-in Italian për ndihmën e vazhdueshme në ngritjen e shërbimeve në komunën e Junikut.