Komuna e Junikut: Apel për kujdes përgjatë shtratit te lumit Erenik
JunikPostuar: 16:04 / 30.11.2017
Sidomos personat e moshuar dhe fëmijët, të mos dalin pa një shoqërues. Komuna e Junikut është duke e përcjell nga afër gjendjen e shtratit të lumit Erenik, i cili pas reshjeve të fundit atmosferike ka rritur nivelin e prurjes së ujit.
Të gjitha nejësit emergjente janë në vendin e ngjarjes: njësiti i zjarrfikësve, shërbimi policor i Kosovës, zyrtar komunal.
Gjithashtu kemi në dispozicion edhe makineri për të ndihmuar që situata të jetë në kontroll.
/InfoKomuna/