Komuna e Junikut me njoftim të rëndësishëm për nxënësit
JunikPostuar: 11:34 / 14.01.2019
Vendimi për shtyrjen e fillimit të mësimit është marrë si rezultat i grevës së paralajmëruar për nesër nga SBASHK dhe për shkak të reshurave atmosferike ditëve të fundit dhe temperaturave të ulëta, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Komuna e Junikut gjithashtu i garanton prindërit dhe shkollat, se asnjë ditë e humbur nuk do të mbetet pa u zëvendësuar, ato do të zëvendësohen në fund të vitit shkollor apo ditëve të vikendeve.