Komuna e Junikut nënshkruan marrëveshjen “Përfshirja dhe Fuqizimi Ekonomik në Ballkanin Perëndimor”
Kryetari i Komunës së Junikut z.Ruzhdi Shehu dhe përfaqësuesit e organizatës Help nënshkruan këtë marrëveshje me komunën e Junikut e cila do të realizohet në afat periudhën kohore 2023/2024.
Prandaj, Komuna dhe organizata Help do të bashkëpunojnë në çështjet e mëposhtme gjatë zbatimit të projektit:
Mbështetje për zbatimin e Strategjisë për Zhvillim te Qëndrueshëm në Komunë Mbështetje zhvillimit të ndërmarrësisë dhe ndërmarrjeve të vogla, veçanërisht në funksion të rritjes së punësimit dhe krijimit të vendeve të reja të punës si dhe krijimin e kushteve konkurruese për tërheqjen e investimeve.
Mbështetje zhvillimit të ndërmarrësisë dhe ndërmarrjeve të vogla, përmes shfrytëzimit më efiçientë të energjisë.
Identifikimi dhe rrjetëzimi me partner brenda kuadrit të projektit me vëmendje të veçantë tek bizneset e vogla.
Krijimin e drejtpërdrejtë të vendeve te punës.