Komuna e Junikut nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi në sferën e Turizmit
JunikPostuar: 15:39 / 21.09.2023
Ky memorandum është i dedikuar zhvillimit të sektorit të turizmit në këtë komunë e cila karakterizohet për potencialin e madh natyror që ofron.
Ruzhdi Shehu, Kryetar i Komunës së Junikut dhe Valon Mejzini, i cili përfaqëson Centro Laici Italiani per le Missioni (CELIM,) nënshkruan memorandumin e cila parasheh një bashkëpunim të ngushtë ndërmjet organizatës ndërkombëtare CELIM dhe autoriteteve lokale të Komunës së Junikut, në realizimin e projekteve dhe aktivitete që rrisin potencialin turistik të zonës së Junikut, siç janë: ndërtimi i Qendrës informative të turizmit, trajnimi i stafit të qendrës, krijimi i rrjeteve të bashkëpunimit mes operatorëve turistikë, organizimi i fushatave dhe ngjarjeve promovuese, etj.