Kryetari Shehu ka inspektuar nevojat infrastrukturore në lagjet Pepshi dhe Gacafer
Ai ka inspektuar personalisht nevojat infrastrukturore për këto zona së bashku me drejtor dhe zyrtar komunal , ai ka shfaqur vullnet të fortë për të ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të këtyre lagjeve dhe të gjitha lagjeve në Komunën e Junikut.
Përmes projekteve që përfshijnë aspektet infrastrukturore si rrugët, sheshe, kanalet e ujitjes, kanalet e ujërave të zeza dhe projekte tjera, Kryetari theksoj se do të mbështes të gjitha iniciativat e qytetarëve përmes bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit të projekteve të cilat janë në favor të mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve.
Kryetari z. Shehu, ka bërë thirrje për bashkëpunim të ngushtë mes autoriteteve lokale dhe qytetarëve në shpalosjen e ideve dhe projekteve të tyre që komuna të ketë mundësi ti planifikoj dhe realizoj.
Të nderuar qytetarë, jemi në periudhën e dëgjimeve buxhetore ku bëhet planifikimi i buxhetit komunal. Ne ju bëjmë thirrje që të merrni pjese në këto dëgjime buxhetore duke paraqitur kërkesat tuaja.
Gjithashtu kryetari i komunës Ruzhdi Shehu është i hapur ndaj kërkesave tuaja çdo dit të cilat do ti trajtoj me shume kujdes dhe prioritet.