Kryetari Shehu priti në takim Komandantin e Bazës së RCW, Kolonelin Francesco Ferrara
Edhe pse në komunën e Junikut, situata e sigurisë është qetë, ky takim theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet forcave të KFOR-it dhe autoriteteve lokale për të siguruar një ambient më të sigurt dhe të qëndrueshëm për qytetarët e Junikut.
Ata diskutuan edhe për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të Junikut, duke përfshirë përmirësimin e infrastrukturës në shërbimet e zjarrfikësve dhe mirëmbajtjen e ambientit në komunë. Koloneli Ferrara dhe z. Shehu shprehën gatishmërinë e tyre për të punuar së bashku për të arritur këto objektiva.
Vlen të ceket se KFORI Italian është një ndër donatorët më të mëdhenj për komunën e Junikut, duke ndihmuar me pajisje teknologjike informative, shërbimin e zjarrfikësve, shërbimet shëndetësore, parqe dhe lodra për fëmijë, pajisje për shkolla, duke ndihmuar në efikasitetin solar në komunën, muret mbrojtëse etj.
Komuna e Junikut është gjithmonë falënderuese për ndihmën nga KFOR-i dhe shpreson që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen për të ngritur shërbimet për qytetarët e komunës së Junikut.