Kryetari Shehu priti në takim Shefen e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh

JunikPostuar: 18:03 / 14.02.2024

Në këtë takim, kryetari Shehu ka falënderuar Ziadeh për vizitën dhe në të njëjtën kohë ka prezantuar historinë e Junikut, zhvillimin komunal, projektet e realizuara dhe ato që pritet të realizohen në të ardhmen. Duke veçuar disa projekte me te rëndësishme të cilat kërkojnë mbështetje si hartimi i master planit për bjeshkët e Junikut, rregullimi i shtratit të Lumit Erenik, rregullimi i kanalizimit të ujerave të zeza etj.

Ziadeh, shprehu kënaqësinë e saj për vizitën në Junik dhe ka shfaqur interesimin e saj për të ndihmuar në realizimin e projekteve duke lobuar tek donatorët e mundshëm apo përmes fondeve të veçanta te gjejnë mënyrën për te realizuar këto projekte të rëndësishme për qytetarët e Komunës së Junikut.