Mbahet dëgjim publik me gratë e Komunës së Junikut
JunikPostuar: 23:57 / 25.07.2023
Zyrtari Kryesor Financiar, Arten Hamza me grupin punues për Hartimin e Buxhetit sqaruan procesin e planifikimit të buxhetit si dhe theksuan rëndësinë e pjesëmarrjes në këto dëgjime.
Gjatë takimit pati kërkesa të ndryshme për projekte kapitale.
Sa i përket planifikimit të buxhetit për periudhën 2024-2026 do të mbahen edhe dëgjime të tjera gjithëpërfshirëse.
Dëgjimet buxhetore Komuna e Junikut i organizon në vazhdimësi me qëllim që prioritetet e investimeve që bëhen nga Komuna të jenë në raport të njëjtë me kërkesat e qytetarëve.