Mbahet finalja rajonale në futboll

JunikPostuar: 15:32 / 24.02.2016

Në këtë ditë i pari i komunës shpalli të hapur ceremoninë finale, ditë në të cilën u zhvilluan tri (3) ndeshje: 1.Ndeshja e Veteranëve të futbollit, e zhvilluar ndërmjet ekipit të formuar nga Shokët e futbollistit të njohur junikas, Hasim Hoxha dhe ekipit të  formuar nga veteranët e Irzniqit, nën umbrellën e ekipit Besa; 2.Ndeshja për vendin e tretë të ligës, e zhvilluar ndërmjet "Fidani Beton" nga Baballoqi dhe ekipit "Besa" nga Irzniqi, ku triumfues doli Besa; 3.Finalja e ligës, e cila u zhvillua ndërmjet dy (2) ekipeve junikase, ekipi "Juniku" dhe ekipi "Qestaj AG", ku triumfues doli ekipi "Qestaj AG".

Pas përfundimit të ndeshjeve, z.Agron Kuqi, ndau medaljet e argjenta dhe të arta, për dy vendet e para dhe kështu e shpalli të mbyllur sezonin e sivjetmë të Ligës Rajonale "Hasim Hoxha" në Junik.