Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Junikut
JunikPostuar: 16:26 / 23.11.2023
Kryesuesi Shpejtim Gacaferi, hapi diskutimin me ç‘rast u miratuan disa çështje të rëndësishme për zhvillimin e komunës së Junikut, siç janë: Plani i punës së kuvendit për vitin 2024, Strategjia për grupim e grave të kuvendit, Rregullorja për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale, normat tatimore, Lista e pronave të paluajtshme për shfrytëzim.
Gjithashtu, u dhanë informata lidhur me zbatimin e rregulloreve dhe dokumenteve strategjike komunale dhe u bënë pyetje nga anëtarët e KPF-së.