Mbahet mbledhja e tetë e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Junikut
Në këtë seancë, anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa diskutuan dhe shqyrtuan një varg çështjesh të rëndësishme për funksionimin dhe zhvillimin e komunës.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan disa pika me rëndësi si:
1.Arsyetimi i mungesave në mbledhje,
2.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3.Nxjerrja e vendimit për fillimin e procedurave për ndryshim të Rregullores për Tatimit në Pronën e Paluajtshme për vitin 2024,
4.Nxjerrja e vendimit për fillimin e procedurave për plotësim - ndryshim të Rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale për vitin 2024,
5.Informatë mbi mbarëvajtjen e procesit të korrje- shirjeve në komunën e Junikut,
6.Informatë lidhur me përgatitjet për vitin e ri shkollor 2023/2024 si dhe pika e fundit
7.Pyetje të ndryshme nga anëtarët e KPF-së.