Mundësi për punë praktike për 30 të rinj nga Komuna e Junikut
JunikPostuar: 12:09 / 03.04.2023
Programi synon që t'i afrojë të rinjtë dhe të rejat me institucionet e pushtetit lokal dhe OSHC-të përkatëse, duke i angazhuar ata drejtpërsëdrejti në proceset pjesëmarrëse dhe në proceset e vendimmarrjes dhe politikëbërjes në nivel lokal.
Pjesëmarrja publike e të rinjve në vendimmarrje garantohet dhe promovohet përmes një kornize normative dhe të politikave që rregullon fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë së Kosovës. Kjo kornizë përfshin Ligjin për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë, katër udhëzime administrative1, si dhe Strategjinë për rininë që i përcakton prioritetet dhe synimet për periudhën 2019-2023.