Në Junik mbahet Aktiviteti "Unë për vendin tim të sigurt"
Aktiviteti u vizitua nga një numër i madh i qytetarëve, bashkatdhetarëve, institucioneve lokale dhe përfaqësuesve të KFOR-it, të cilët u njohën me angazhimin dhe shërbimet e ofruara nga Komiteti Lokal për Siguri Publike.
Gjatë këtij aktiviteti, u diskutuan dhe u ndanë informacione të rëndësishme lidhur me disa aspekte të sigurisë publike që ndikojnë direkt në jetën e qytetarëve. Pjesëmarrësit u informuan me udhëzimet dhe praktikat e duhura për t'u përballur me situata emergjente, duke përfshirë rastet e tërmetit, vërshimeve dhe shpërthimit të zjarreve.
Në thelb të aktivitetit ishin tema të rëndësishme si trajtimi i rendit në familje dhe ndalja e dhunës në familje. Ekspertët e sigurisë dhe autoritetet lokale theksuan rëndësinë e promovimit të respektit dhe harmonisë në ambientin familjar.
Përforcimi i lidhjes midis qytetarëve dhe policisë ishte një tjetër qëllim i rëndësishëm i këtij ngjarjeje. Pjesëmarrësit u inkurajuan të njihnin më mirë policinë e qytetit dhe të bashkëpunojnë në përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta të sigurisë.
Në përpjekje për të luftuar kundër krimit të drogës, u dha një mesazh i fortë kundër trafikut dhe konsumit të substancave narkotike.
Ky aktivitet gjithashtu bëri të ditur për përfitimin e ndihmës juridike falas, duke ndihmuar ata që kanë nevojë të kryejnë veprime ligjore pa kosto shtesë.
Komiteti Lokal për Siguri Publike vlerësoi pjesëmarrjen e gjerë dhe angazhimin e komunitetit lokal në këtë aktivitet të rëndësishëm, duke shprehur përkushtimin e tyre për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë dhe mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve të Junikut.
Më gjerësisht referojuni faqes zyrtare të KLSP-Junik.