Në Junik zhvillohet marshi i ecjes Kundër Kancerit të Gjirit
JunikPostuar: 18:26 / 06.10.2023
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë kryetari i komunës, Ruzhdi Shehu me bashkëpunëtorë, anëtare të kuvendit komunal, motra nga qendra e mjekësisë familjare në Junik dhe disa qytetarë të tjerë.
Qëllimi i marshit ishte të ndihmojë në vetëdijesimin e komunitetit ndaj rëndësisë së parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, si dhe të shprehë solidaritetin dhe përkushtimin në luftën kundër kësaj sëmundjeje të rëndë. Gjithashtu, nga komuna janë shpërndarë broshura informuese në kuadër te kësaj fushate.