Njoftim mbi grumbullimin e mbeturinave inerte në Komunën e Junikut

JunikPostuar: 17:44 / 27.04.2023

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të komunës së Junikut, ju njoftojmë se komuna e Junikut ka arritur marrëveshje me operatorin ekonomik Joos & Krasniqi që të bëjë grumbullimin e mbeturinave inerte.

Mbeturinat e llojit: Beton, Zhavor, Dheut, Gurë dhe Asfalt mund të dërgohen në piken grumbulluese e cila gjendet në bazën e kësaj kompanie në vendin e quajtur Shkoza.

Ju njoftojmë se vetëm mbeturinat e cekura më lartë pranohen nga operatori Joos & Krasniqi, ky shërbim është pa pagesë.