Njoftim për hedhjen e mbeturinave në territorin e Junikut

JunikPostuar: 23:56 / 05.05.2023

Njoftimi i plotë nga Komuna e Junikut:

Të dashur qytetarë të Junikut dhe më gjerë, Komuna këto ditë ka bërë pastrimin e deponivë ilegale në vendin e quajtur Shkoza dhe vendet tjera, ku ka vendosur edhe shenjat që ndalohet rreptësishtë hedhja e mbeturinave.

Gjithashtu terrenet janë nën vëzhgimin e kamerave dhe Inspektoratit Komunal.

Prandaj, nëse inspektorati hasë në ndonjë qytetar duke hedhur mbeturina ndaj tij do të shqiptohet gjoba.

Prandaj ju lutemi që Junikun ta mbajmë të pastër së bashku,  sepse ne si qytetarë jemi shembull më i mirë i pastërtisë.

Ju lutem ta mbajmë Junikun e pastër.