Ofrohen shërbime të mamografisë falas në komunën e Junikut
JunikPostuar: 09:59 / 28.09.2023
Njoftimi i plotë:
Ky shërbim jetik do të jepet në objektin e QKMF-së (në oborrin e QKMF-së) nga ekipa mobile nga data: 2-6 tetor 2023.
Mamografia është një mjet i rëndësishëm për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe ofron mundësinë e zvogëlimit të shfaqjes së kësaj sëmundjeje të rëndë.
Komuna e Junikut dhe MSH gjithnjë po rrisin shërbimet në të mirë të shëndetit të qytetarëve tanë.
Kjo është një mundësi për të avancuar kujdesin dhe parandalimin e kancerit të gjirit.
Andaj të gjithë qytetarët e interesuar të paraqiten në QKMF për rezervimin e terminit për kontrollën tuaj.