Përfundojnë punimet në Infrastrukturën e amfiteatrit të hapur dhe në parkun përgjatë lumit Erenik

JunikPostuar: 10:03 / 21.03.2023

Kryetari i Komunës së Junikut, z.Ruzhdi Shehu ka inspektuar nga afër punimet që janë bërë në  përmirësimin e infrastrukturës për zhvillimin e aktiviteteve kulturore në amfiteatrin e hapur në Moronicë dhe rregullimi i ulseve dhe dritave në parkun përgjatë lumit Erenik.

Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Komunën dhe ChwB në kuadër të programit “Zhvillimi i Rajonit Ekonomik Perëndim përmes Trashëgimisë Kulturore”, projekt i iniciuar nga CHwB Kosova dhe i realizuar në bashkëpunim me gjashtë komunat e rajonit ekonomik perëndim.

Apelojmë te qytetarët që të ruajnë ambijentin në amfiteatrin e hapur dhe në parkun përgjatë Lumit Erenik.
Moronica, ambienti pranë është e jona, andaj së bashku ta ruajmë.