Po vazhdon pastrimi i Deponive Ilegale në Komunën e Junikut
Me përkushtim dhe angazhim të madh, të gjitha deponitë janë pastruar, duke sjellë ndryshime të dukshme në peizazhin natyror.
Kjo përpjekje e madhe për pastrim është realizuar me qëllim që të ruhen bukuritë natyrore të Junikut dhe të sigurohet një mjedis i pastër për banorët dhe vizitorët.
Deponitë ilegale janë shkaktarë të ndotjes së tokës, ujit dhe ajrit, duke krijuar rreziqe serioze për shëndetin dhe ekologjinë tonë.
Komuna e Junikut apelon tek qytetarët tanë që të angazhohen në mbrojtjen dhe ruajtjen e bukurisë natyrore të Junikut duke zgjedhur mënyrat e përshtatshme të heqjes së mbeturinave dhe ruajtjes së mjedisit.
Mbeturinat inerte nga guri, betoni, dheu, dhe elemente tjera mund te dërgohen ne bazën e JOOS KRASNIQIT në vendin shkoza të cilat më pas do të përpunohen.