Rritet niveli dhe rrjedha e lumit "Erenik" në Junik

JunikPostuar: 14:46 / 08.11.2016

“Kërkojmë nga qytetarët që të keni kujdes përgjatë shtratit të lumit “ Erenik”, prindër të nderuar ju lutem që të keni kujdes të shtuar dhe të shoqëroni fëmijët tuaj, gjithashtu kërkojmë që qytetarët në moshë të shoqërohen nga familjarët e tyre.

Gjendja për momentin është nën kontroll ku komuna ka ndërmarr të gjitha masat në rast të ndonjë eskalimi, gjithashtu edhe policia janë duke patrulluar në ato pjesë ku përshkon rrjedha e lumit “ Erenik”, thuhet në njoftimin e Komunës së Junikut.