Zgjatet orari i shërbimit për qytetarë/bashkëatdhetarë në Komunën e Junikut
JunikPostuar: 10:42 / 29.06.2023
Zyra e Gjendjes Civile, zyra pritëse, zyra e kadastrës dhe zyra e tatimit në pronë në Komunën e Junikut, që nga data 01.07.2023 deri më 31.08.2023 të punojnë me orar të plotë prej 08:00 deri në 16:00, për t'i pajisur me dokumente të Gjendjes Civile dhe dokumente tjera qytetarët dhe bashkëatdhetarët që vijnë nga diaspora edhe gjatë kohës së pauzës.
Periudhën e pushimit të drekës, ora 12:00-13:00, t'a mbajnë në formë kujdestarie dhe secili shërbyes civil mund t'a shfrytëzojë kohën e pauzës ashtu siç e parasheh Ligji në fuqi.