Afër finalizimit objekti i ri i zjarrfikësve dhe shpëtimit në Kaçanik

KaçanikPostuar: 15:32 / 04.09.2023

Faza e dytë e projektit" ndërtimi i objektit për zjarrfikës" tashmë është kontraktuar dhe punimet janë në zhvillim e sipër.

Kostoja e këtij projekti ka vlerën 143,515.87€.

Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave Ramadush Osmani tha se në këtë fazë të projektit janë paraparë të finalizohen punimet e fasadimit të jashtëm dhe te brendshëm, sistemit të ngrohjes, ujësjellësit, rrymës, sanitarisë dhe rregullimi i hapësirës së oborrit të objektit bazuar në projektin e detajuar.